TABELA/ Vlora, kryeson për nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri

Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%. Në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia në Vlorë  është rritur lehtë (në tremujorin e parë ishte 26.3%), ndryshe nga pjesa më e madhe e qarqeve, që kanë parë një rënie të këtij treguesi në tremujorin e dytë të vitit.

Pjesa më e madhe e të punësuarve në Vlorë janë në shërbime, me rreth 52% të totalit, të ndjekur nga industria me 25.7% dhe bujqësia 22.4%. INSTAT ka filluar për herë të parë këtë vit të publikojë në anketën tremujore të forcave të punës edhe ndarjen e papunësisë sipas qarqeve.

Në tremujorin e dytë, qarku me papunësinë më të ulët është Dibra me 8.1%, e ndjekur nga Berati me 8.9% dhe Korça me 9.9%, raporton Monitor. Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë për gjithë Shqipërinë ishte 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti.

Qytetet që kanë parë rënie më të madhe të papunësisë janë Tirana (-3.5 pikë përqindjeje), Gjirokastra (-3.3 pikë përqindjeje), Lezha (-2.1 pikë përqindjeje), Durrës (-1.4 pikë përqindjeje). Papunësia është rritur më shumë në Elbasan (+1.3 pikë përqindjeje) dhe Korçë (+1 pikë përqindjeje).

ma.me

tabela

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU