Sytë e kaltër nuk ekzistojnë, por..

Mjeku Paul Van Slembrouck pohon se nëse keni sy të kaltër apo të gjelbër, ato në të vërtetë nuk janë ngjyra.

Ngjyrat e tyre janë strukturore, si rezultat i një procesi fizikë mjaft interesant.Siç argumentoi Slembrouck, pjesa e ngjyrës së syrit është e ndarë në dy pjesë, – epiteli para syrit dhe stromës në prapavijë. Epiteli është i përbërë nga dy shtresa të qelizave që përmbajnë pigmente të zeza dhe kafe, ndërsa e kundërta e saj, stroma është e bërë nga fibrat pa ngjyrë të kolagjenit.

Ndonjëherë në stroma gjendet një sasi e madhe e pigmentit të errët të melaninës, ndërsa ndonjëherë nuk ka aspak. Pikërisht kjo sasia e melaninës ndikon në ngjyrën e syve tanë, transmeton Telegrafi.Shembull, në sytë ngjyrë kafe ka më shumë melaninë në stroma, e cila absorbon pjesën më të madhe të dritës që kalon nëpër shtresat e kolagjenit.Sytë e gjelbër kanë më pak melaninë, kështu që më pak absorbon dritë.

Kjo do të thotë se një pjesë e dritës nuk absorbohet, por në saje të ashtuquajturit “efektit tindalov” reflekton dhe e krijon ngjyrën e gjelbër.Sytë më interesante janë ato ngjyrë të kaltër, të cilat përmbajnë shumë pak melaninë, kështu që pothuajse e gjithë drita që hyn në sy, reflektohet në atmosferë si rezultat i “efektit tindalov”.Gjëja më interesante është se sytë e kaltër nuk kanë ngjyrë konstante, por kjo varet nga sasia e dritës në momentin kur ju e shikoni në sy personin me këtë lloj sysh. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU