Surroi: Lufta e UÇK-së ishte kriminale, Thaçi do përfundojë në Tribunal Special

Ish-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson.

Ka folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së.

Ka gjykuar votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm. Ka rikthyer tregime historike të kohës së Ramboullet, duke treguar për puçin e Sylejman Selimit.

Ish-udhëheqësi i ORA’s, Veton Surroi e ka quajtur Hashim Thaçin Kryeministër të padijshëm e primitiv. Isa Mustafën e ka cilësuar si shpërfillës.

Në një intervistë dyfaqëshe në “Koha Ditore”, Surroi është marrë në krejt intervistën me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin.

E ka përmendur dhjetë herë emrin e tij. Në të gjitha rastet  ai e ka gjykuar si njeri që e ka dëmtuar Shtetin, e ka shkatërruar Kosovën dhe ka prishur konsensusin nacional. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU