Superoperacioni, prangosen 11 shqiptarë në SHBA, vlerësohen si “mafiozë të rrezikshëm”

Një operacion i gjerë që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave më shtetësi shqiptare të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Banda e shpërndarjes së heroinës u shkatërrua të mërkurën e 16 janarit.

Abc raporton se shqiptarët e cilësuar si “mafiozë me reputacion” kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe Neë Jersey. Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së Neë York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme. Po ashtu mediat amerikanë bëjnë me dije se një operacion i ngjashëm është duke vijuar ende.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU