Policia ruse beson se sulmuesi që vrau 14 persona në një shpërthim në metronë e Shën Petersburgut pak ditë më parë ishte afruar për Islamin dhe të shpejtë madje, pas udhëtimit në Turqi, siç iu shprehën Reuters, dy persona që e njihnin atë. Dy personat thanë se ata nuk e dinin me siguri nëse Akbarzhon Jalilov, nga Turqia, kishte shkuar në Sirinë fqinjë; Turqia është përdorur zakonisht nga islamistët radikalë si një rrugë për në zonat e Sirisë që kontrollohen nga Shteti Islamik, citohet Reuters.
Veprimi i tij ka treguar se nëse Jalilov ka qenë në Siri, kjo do të vinte në dukje një mangësi në procedurat e Rusisë kundër terrorizmit, që mbështeten rëndshëm në identifikimin e gjithkujt që ka qenë militant në Siri dhe ndalon kthimin e tyre në Rusi ose i arreston.
Shpërthimi në metro ndodhi të hënën pasdite kur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vizitoi Shën Petersburgun. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë. Por ISIS ka kërcënuar të kryejë akte dhune në territorin rus si kundërpërgjigje për ndërhyrjen ushtarake të Kremlinit në Siri në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad.
Jalilov, bombvënësi i dyshuar, ka lindur në 1995 dhe është rritur në Osh të Kirgistanit, një ish-republikë sovjetike kryesisht myslimane në Azinë Qëndrore.
Rreth vitit 2011 ai u transferua në Shën Petersburg. Ai ka punuar me paga të ulta për shumë vite. Fotografitë që postonte në rrjetet sociale tregonte një djalosh të veshur me stil. Postimet e tij në internet nuk të krijonin asnjë iluzion se ai kishte lidhje me militantët islamikë.
Por kishte një mungesë në biografinë e Jalilov që nga fundit i vitit 2015 deri në fillim të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe shumë të njohur thanë se ai u ishte zhdukur nga sytë, përgatiti Express. (b.an)