Sulmohet pallati mbretëror në Riad, vriten dy truproja

Një person i armatosur ka vrarë dy truproje të shtunën në hyrje të pallatit të familjes mbretërore saudite në Jeddah (perëndim), qytet në brigjet e Detit të Kuq, njoftoi Ministria e Brendshme saudite.

Tre truproja u plagosën gjithashtu në këtë sulm ku autori, i armatosur me një kallashnikov dhe tre granata u vra nga anëtarë të Gardës mbretërore, saktësoi Ministria në një deklaratë të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

“Një postë e Gardës mbretërore është shënjestruar nga të shtënat e një personi ndërsa po dilte nga një automjet”, njoftoi Ministria duke shtuar se agresori ishte i moshës 28 vjeç.

Më herët në mesditën e së shtunës, ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite u kishte bërë thirrje shtetasve të saj për të treguar kujdes pas informacioneve në lidhje me një sulm të kyer në afërsi të pallatit mbretëror në Jeddah./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU