Sulmi në Zvicër, ISIS merr përgjegjësinë

Ngjarja e ndodhur në trenin e St.Gallen të Zvicrës mesa duket qenka një tjetër punë e ISIS. Të paktën kështu pohon vetë organizata ISIS, duke thënë se sulmuesi është 17-vjeçari Muhamed Riad, të cilit i ishte ngarkuar sulmi.

Një numër i madh i personelit dhe policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë prokurorë, policë, zjarrfikës, ambulanca dhe tre helikopterë. Stacioni “Salez” aktualisht është mbyllur. Prokurorët e St.Gallen kanë hapur një hetim për rastin.

Ndërkohë në mesin e të plagosurve përveç një fëmije, janë edhe një vajzë dhe një djalë të moshës 17 vjeçare, dy gra të moshave 34 dhe 43, dhe një burrë rreth të 50-ave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU