Sulmet nga Greqia, Kodheli: Kur nuk gjejnë argumenta politikë, sulmojnë personalisht

Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë tensionuar së tepërmi kohët e fundit pas vendimit për prishjen e disa ndërtesave në Himarë dhe pas përmendjes së çështjes çame nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Nuk kanë munguar deklaratat e shumta dhe sulmet mediatike nga ana e palës greke për politikën shqiptare.

Ndërkohë, sulmeve nuk i ka shpëtuar as ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mediat greke kanë aluduar se Kodheli ka punuar në lokalet e natës në Greqi, para se të ikte drejt Amerikës ku u shkollua. Pas këtyre sajesave, ka reaguar vet ministrja Kodheli. Ajo poston një foto të Margaret Thecher me një dixhiturë të një thënieje të saj, duke nënkuptuar se palës greke i mungon argumenti politik dhe bëjnë sulme personale.

“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik”, shkruhet në postimin e ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli në Facebook./a.m.

mesazhi-thatcher

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU