Suarezi refuzoi 90 milionë euro nga City

Manchester City ishte i gatshëm të paguajnë 90 milionë euro për ta sjellë sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez. Mediat spanjolle shkruajnë së klubi anglez ishte i gatshëm të shpenzojë para të majme që në ‘Etihad Stadium’ të sjell katërshen e madh të ‘Blaugranave’, Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar dhe Sergio Busquets.

Por, siç raportojnë mediat në ishull, ‘qytetarët’ kanë qenë të fokusuar më shumë tek Suarez, për të cilin ishin të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro.

Besohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka tentuar të bind edhe Messin, i cili ishte duke kaluar nëpër një gjykim për evazion fiskal, megjithatë, argjentinasi vendosi të qëndrojë në ‘Camp Nou’, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, ish-trajneri i Barcelonës, thuhet se është edhe admirues i madh i Sergio Busquets, por tekniku italian nuk ia doli ta bind as Busqutes, i cili vendosi që karrierën ta vazhdojë në La Ligë. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU