Suarez i’a plas Luisit: Jua hodhëm, palaço

‘Deportes Cuatro’ ka publikuar disa imazhe ku Suarez shtyhet me fjalë me Luisin, pas ndërhyrjes që i kushtoi me karton të verdhë. Luis Suarez e Felipe Luis vazhdojnë ta ngacmojnë njëri-tjetrin.

Në të kaluarën, dy lojtarët në fjalë shpesh janë shtyrë me fjalë në derbit mes Barcelonës e Atletico Madridit.

E njëjta gjë ndodhi edhe të mërkurën mbrëma kur barazuan 1:1 në ‘Camp Nou’. Në një moment, Suarez godet Luisin, që i lë një shenjë në këmbë.

Por, sipas Suarez ky nuk ishte faull teksa pas kartonit të verdhë që mori, ‘Deportes Cuatro’ shkruan se uruguaiani i tha brazilianit “Ti u hodhe vet, palaço. Futbolli është për burra”, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU