Studimi/ Sa rëndësi kanë përmasat për femrën, ja çfarë kërkojnë ato nga partneri

Dy nga pyetjet më zakonshme që i pranojnë ekspertët e seksit kanë të bëjnë me produktet për zmadhimin e penisit dhe si të zgjasin meshkujt më shumë nën çarçafë.

Por, nëse veç brengoseni për madhësinë tuaj të penisit, më mirë është të relaksoheni, transmeton telegrafi.

Kur e pyetni një femër se çfarë në të vërtet dëshiron në shtrat, përgjigja e saj zakonisht nuk mund të matet me shkumës apo me kohëmatës. (Faktikisht këtë pyetje ua ka bërë Men’s Health lexuesëve të tyre, dhe asnjëra nga to nuk e kanë përmendur madhësinë e penisit apo kohëzgjatjen e seksit).

Sidoqoftë, tani anketimet e reja tregojnë saktësisht se çfarë në të vërtetë dëshirojnë gratë. Në anketimin e kryer nga kompania për lodra seksi, “Pure romance”, hulumtuesit e tregut kanë pyetur 1,000 meshkuj dhe gra të martuara të zgjedhin aktet seksuale të cilat do të dëshironin t’i përmirësonin në martesën e tyre.

Secila nga përgjigjet kryesore është gjë e lehtë të cilën mund ta bëni vet në shtëpi, nëse veç dëshironi ta bëni më të ‘nxehtë’ lidhjen – dhe nuk kërkohet ndonjë suplement i caktuar.

Kjo është lista e gjërave që femrat i kërkojnë në dhomën e gjumit:

– Komunikim më të mirë (për këtë janë pajtuar edhe gjysma e meshkujve të anketuar)

– Paraloja të zgjasë më shumë

– Lodrat e seksit (40 për qind e femrave të anketuara pajtohen se lodrat e seksit ofrojnë shumë në krevat…)

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU