Studimi: Epoka e re e akullnajave do të vijë në vitin 2030

Nuk është fantashkencë, por rezultat i një studimi të gjatë. Në vitin 2030 dielli do të shuhet dhe planeti Tokë do të kalojë një periudhë të shkurtër akullnajore.

Sipas studimit të publikuar në “National Astromy Meeting” dhe i realizuar nga profesoresha Valentina Zarkhova, era e akullnajore pritet të ndodhë mes viteve 2030-2040, kohë kur dielli do të shkojë e të flejë duke e reduktuar aktivitetin e tij deri në 60 për qind, duke ulur temperaturat mesatare në Tokë.
Efektet në planetin tonë do të jenë të shumta. Lumenj si Tamizi në Londër do të ngrijë, siç ka ndodhur gjatë viteve 1646-1715 fenomen që njihet me emrin “Maunder Effect”.
Tokat dhe fushat do të jenë të mbuluar me dëborë gjatë 12 muajve të vitit, ndërsa perimet dhe pemët do të rriten në mënyrë të avashtë dhe Toka do të gjendet në një “Erë të re të akullnajave”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU