Studimi/ Ja vetitë kuruese të çokollatës kundër kollës

Të gjithë kemi dëgjuar se mjalti dhe limoni ndihmojnë shumë në parandalimin e kollës, por sipas studimeve të reja, një rol shumë të rëndësishëm luan edhe çokollata.

Profesor Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin Hull, ka theksuar se ka prova se çokolata është ilaçi më i mirë kundër kollës, shkruan Daily Mail.

Sipas studimeve të fundit, çokollata qetëson kollën, prandaj dëshmohet se përmbajtja e kakaos në çokollata është shumë më efektiv sesa shumë ilaçe të tjera. Pacientët të cilët kishin konsumuar çokollatë në bazë ditore, kanë rezultuar me shëndet më të përmisuar brenda dy ditëve.

Studimi është kryer me 163 pacientë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen brenda 12 muajve të ardhshëm.

Megjithatë, ky nuk është studimi i parë që dëshmon se çokollata mund të qetësojë kollën. Një hulumtim i tillë është kryer edhe nga Imperial College në Londër, ku është dëshmuar se kakao është një ilaç për kollën.

Ideja se çokollata mund të kurojë kollën mund të tingëllojë e quditshme, por hulumtuesit e projektit ‘Rokoko’ besojnë se faktori kryesor për qetësimin e kollës është kakao.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU