Studimi i frikshëm / 5 milionë të vdekur në vit nga ajri i ndotur

Ajri i ndotur është shkaktari kryesor i 5,5 milionë raste të vdekjeve të parakohshme në mbarë globin çdo vit, kryesisht në Kinë dhe në Indi, dy nga vendet me rritjen më të shpejtë në planin ekonomik, sipas një studimi amerikan.

“Aktualisht, ndotja e ajrit në Pekin dhe në Nju Delhi i tejkalon në disa ditë 300 mikrogramë të grimcave të vogla të pluhurit për metër kub ajër, ose tetë deri në dhjetë herë mbi kufirin maksimal të vlerësuar si i nevojshëm për popullatën për sistemin mbrojtës të mushkërive dhe atë kardiovaskular”, pohoi Dan Greenbaum, presidenti i Health Effects Institutes në Boston (Massachusetts, verilindje).

“Gjithashtu ai sqaroi gjatë konferencës për shtyp në prag të konferencës vjetore të “American Association for the Advancement of Science” (AAAS), e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në Uashington, është vërtetuar se ndotja e ajrit është një nga shkaqet kryesore me ndikim mjaft të dëmshme për shëndetin duke përfshirë rastet e vdekjeve të parakohshme me shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të mushkërive”.

“Termocentralet, uzinat, industria e automobilave, përhapja në atmosferë e dioksidit të karbonit nga djegia e qymyrit dhe lëndëve drusore prodhojnë grimca shumë të vogla që mbeten të përhapara në atmosferë, shumë të rrezikshme për shëndetin, vijoi ambientalisti duke paraqitur studimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU