Studimi/ Femrat janë më dinake se meshkujt

Pёr meshkujt, brenga kryesore është humbja, ndёrsa femrat koncentrohen nё strategjitё pёr t’u bashkuar me tё tjerat pёr tё eliminuar kёrcёnimet dhe për tё realizojnё qёllimet e tyre, zbulon njё hulumtim.

Edhe pse shpesh karakterizohen si gjinia e dobёt, femrat kanё mё shumё shpirt garues sesa meshkujt, madje mё mirё funksionojnё nёn presion, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit tё Harvardit.

Nё vend tё dhunёs fizike, ndaj sё cilёs janё mё tё prirur meshkujt, femrat janё dukshёm mё subtile dhe nё mёnyrё pasive janё agresive nё realizimin e qёllimeve tё tyre dhe me truqe “tё ndryshme” luftojnё kundёr atyre qё iu dalin nё rrugё.

Hulumtuesit kanё vrojtuar grupin e vullnetarëve dhe sjelljen e tyre gjatё lojёrave garuese tё cilat kanё imituar situatat jetёsore, transmeton koha.net.Femrat dukshёm mё shpesh se meshkujt kanё arritur t’i largojnë kundёrshtarёt nga loja, dhe pёr tё arritur kёtё janё bashkuar edhe me njerëz të tjerё.

Derisa meshkujt nё mёnyrё tё hapur tentojnё t’i dominojnё tё tjerёt, femrat kёtё gjё e bejnё nё mёnyrё shumё mё dinake.

“Jeta shoqёrore e meshkujve dhe e femrave ёshtё e ndryshme, ndёrsa brenga kryesore e femrave ёshtё tё asgjёsojnё kёrcёnimet rreth vetes, ndёrsa meshkujt mё sё shumti i brengos humbja e përgjithshme”, ka deklaruar udhёheqёsi i studimit, psikologu Joyce Benenson.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU