Studimi/ Edhe suplementet ushqyese na rrezikojnë jetën!

Suplementet ushqyese në formën e vitaminave, duket se nuk funksionojnë. Madje, ekspertët paralajmërojnë se disa prej tyre, duke përfshirë këtu edhe kalçiumin apo vitaminën D, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda e deri tek ato kanceroze. Zakonisht, njerëzit i marrin këto suplemente me shpresën për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.

Një studim i realizuar me mbi 27.000 të rritur tregoi se suplementet shtesë ndikojnë edhe tek sëmundjet  kardiovaskulare. Po ashtu studiuesit theksojnë se konsumimi i vitaminave A dhe K, magnezit dhe zinkut, minimizojnë rrezikun.

Por kjo gjë vlen vetëm për ushqimet që i përmbajnë këto vitamina, dhe jo për suplementet. Dozat e kalçiumit më të larta se 1.000 mg në ditë mund të jenë të rrezikshme. Në të gjithë botën, shitjet e suplementeve ushqyese janë rritur me 6% brenda 5 viteve të fundit. Ekspertët këshillojnë që vitaminat të përdoren vetëm në rastet kur rekomandohen nga mjeku lidhur me atë që trupi ynë ka nevojë.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU