Studimi/ 95 mijë dollarë të ardhura në vit të bëjnë të lumtur kudo ku jeton

Freedom of the open road.

Një kërkim i fundit i Universitetit të Purdues, botuar në faqet e ‘’Nature Human Behaviour’’,cituar nga DITA ka llogaritur saktësisht  shifrën vjetore të nevojshme për të qenë në humor të mirë dhe të kënaqur nga jeta.

Grupi i psikologëve vendosi të përdorë një ‘dataset’ gjigand  të “Gallup World Pull’’, që përmbante informacion për më shumë se 1 miliard e gjysmë persona nga 164 shtete.

Studimi llogariti se mirëqenia psikologjike e përkthyer si zotërim i emocioneve pozitive në jetën e përditshme arrihet me shifrën e 60-75 mijë dollarëve në vit. Por për të qenë me të vërtetë të kënaqur nga jeta mund të na mjaftojnë dhe më pak se kaq.

Studimi shkon akoma dhe më tutje. Ai llogarit koston e lumturisë në rajone të ndryshme të botës, duke marrë parasysh diferencat kulturore  dhe ndryshimin  e fuqisë blerëse në ekonomi.

Europa Lindore është zona ku  lumturia ka koston më të lartë; për një jetë realisht përmbushëse është e nevojshme të arrihen 100 mijë dollarë në vit, edhe pse për mirëqënien emocionale do mjaftonin 50 mijë.

Më keq se ne paraqiten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duhen 105 mijë dollarë në vit për lumturinë.

Australia dhe Zelanda e Re -125 mijë dollarë

Lindja e Mesme -115 mijë dollarë

Azia Veri-Lindore (Kina,Japonia, Korea) -110 mijë dollarë

Ndërkaq ekzistojnë dhe diferencat lidhur me edukimin, të cilat e bëjnë më të kushtueshme lumturinë.

Është dhe ndryshimi gjinor. Për femrat duket se janë të domosdoshme, 100 mijë dollarë për të qenë të lumtura. Ndërsa burrat kënaqen dhe me 90 mijë.

Përmbledhtazi, mesatarisht 95 mijë dollarë të ardhura në vit të bëjnë të lumtur kudo ku jeton.

Gjithsesi Andrew Jebb, koordinatori i kërkimit paralajmëron:

‘’Paratë mund të ndikojnë vetëm një pjesë tē asaj që quajmë lumturi. Ky studim vetëm sa na tregon cilat janë limitet e asaj që mund të blihet me para.’’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU