Pas ceremonisë së 106-vjetorit të krijimi të policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për gazetarët lidhur me ngjarjet e fundit që shqetësojnë vendin.
I pyetur në lidhje me studentët dhe pretendimin e tyre se po dhunohen dhe nuk po lejohen të marrin ushqime, Lleshaj tha se ata policia nuk po i prek ata duke i lënë të lirë të protestojnë në të gjitha mënyrat që duan.
Pjesë nga intervista
Studentët pretendojnë se po dhunohen nga policia që nuk i lë për të ngrenë dhe të marrin batanije?
“Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin.
Policia e shtetit nuk pengon askënd të protestojë”
S’kemi parë rezultate nga ju, a jeni në lartësinë e duhur për këtë detyrë?
“S’bëj vlerësimin e vetes”
Na jepni një grup kriminal që keni goditur
“Unë nuk godas grupe kriminale, i bën policia e Shtetit”. (TemA)