Studentët e FSHN u bashkohen atyre të Drejtësisë, shqyejnë derën me forcë

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës i janë bashkuar atyre të fakultetit të Drejtësisë, duke vijuar të bashkuar protestën, që synon plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë hapur me forcë derën e hekurt që çon në oborrin e fakultetit, duke mësyrë brenda. Gjithçka pasi ajo ishte mbyllur nga punonjësit e policisë private.

Të rinjtë kanë thënë se të gjithë studentët që protestojnë nëpër fakultetet e tyre, do të bashkohen të gjithë bashkë dhe do të vendosin se çfarë do të bëjnë.

Më herët pati tensione edhe te Fakulteti Ekonomik, për shkak të pranisë së policisë.

Por pas disa orësh, më në fund, efektivët e policisë u larguan.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU