Studentët amerikanë promovojnë kanionet e Osumit

Të cilësuara si “Koloradot” shqiptare kanionet e Osumit kanë tërhequr vazhdimisht turistët e aventurës në vendin tonë, por krijimi i Albania Aventure Resort, një qendër shumëfunksionale për sportet e natyrës,  pritet të konsolidojë më tej zhvillimin e këtij turizmi.

Një grup studentësh nga Universiteti i Politeknikut të Massachusetts janë të rinjtë e parë që bëhen vullnetarët e promovimit, njëkohësisht ambasadorët më të rinj të Shqipërisë në botë përsa i përketë turizmit të aventurës.

“Zona është e mrekullueshme, kanionet janë fantastike dhe të rinjtë amerikanë do të japin kontributin e tyre për promovimin e kësaj qendre. Katër prej studentëve po japin idetë e tyre për promovimin e kanionit të jashtëzakonshëm siç është ai i Skraparit”, shprehet profesor Robert Hersh.

Vullneturizmi shihet si një kontribut në zhvillimin e sipërmarrjes turistike më inovative dhe miqësore me mjedisin në Ballkan, që integron zhvillimin e aktiviteteve rekreative në natyrë me përmbushjen e qëllimit social për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale të komunitetit.

Projekti i Albanian Adventure Resort Projekti synon edukimin profesional në fushën e turizimit dhe mundësohet falë investimit të qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Rafting. Në kuadër të këtij projekti një ish-repart ushtarak në Skrapar po shndërrohet në një qendër shumëfunksionale për sportet e natyrës. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU