Strehimi gjatë luftës, hebrejtë falenderojnë Shqipërinë: Na u gjendët në kohë të vështira

Kongresi botëror i hebrenjve, ka publikuar një video duke përkujtuar aktin e madh human të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore.

“Një popull me shumicën e besimit myslimanë, u ka dalë në ndihmë popullatës Hebreje në numër të madh duke i shpëtuar nga tmerret e Gjermanisë Naziste. Rreth 600 deri në 1,800 hebrenj që kanë ikur nga kampet e naziste të Gjermanisë, janë shpëtuar nga shqiptarët, duke u siguruar ushqim, vend strehim si dhe dokumente falso”, thuhet në videon shoqëruese të këtij Kongresi.

Gjithashtu theksohet se Qeveria shqiptare në atë kohë, ka refuzuar që të dorëzojë listat e hebrenjve që i kishin strehuar.

Në shenjë falenderimi dhe se kurrë nuk do ta harrojnë mbështetjen dhe ndihmën që i dhanë shqiptarët, kongresi botërorë i hebrenjve i dedikoi këtë video.

/a.g/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU