STOP, kamera e fshehtë e Tahirit fut në kurth portalet në Shqipëri e Kosovë

Emisioni investigativ i televizonit Klan, STOP, ka futur në kurth gjysmën e portaleve shqiptare në të dyja anët e kufirit.

STOP ka publikuar këtë mbrëmje një kamera të fshehtë, ku protagonist i bisedës është ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka zbuluar se brenda radhëve të socialistëve janë 21 persona me precedentë penalë, të cilët i përkasin listës së inkriminuarve që gjenden në Parlamentin e Shqipërisë.

Ndërsa në Partinë Demokratike, po sipas Tahirit, janë ende në kriminalizim e sipër.

Gjatë kohës që Tahiri fliste, portalet nxituan të nxirrnin në kohë reale lajmin e bujshëm.

Gjithçka direkt, përveç fundit të emisionit, kur u tha edhe fjalia më e rëndësishme.

Ishte një shaka 1 prilli.

1 koment

PËRGJIGJU