Stokholm: Nuk do ia heqim Nobelin lideres së Mianmarit

Komiteti norvegjez i Nobelit përjashtoi heqjen e çmimit Nobel të Paqes Aung San Suu Kyi, e vënë nën akuzë nga një raport tronditës i OKB-së për Mianmarin, pasi asnjë statut i tij nuk parashikon një mundësi të tillë.

Në një raport që akuzon ushtrinë e Mianmarit për ‘’gjenocid’’ i publikuar të hënën, hetuesit e OKB-së shprehin keqardhje që Aung San Suu Kyi, liderja de facto e qeverisë nuk ka ushtruar autoritetin e saj moral në këtë krizë.Sekretari i Komitetit, Olav Njølstad u shpreh se është e paparashikueshme për Komitetin Nobel të tërheqë një çmim të paqes. Statutet e Çmimit Nobel të Paqes nuk e lejojnë një gjë të tillë, përcjell Atsh.

Aung San Suu Kyi u nderua me çmimin Nobel në vitin 1991, në kohën kur vuante dënimin arrest shtëpiak në vendin e saj, dhe nuk ka mundur të udhëtojë në Oslo për të mbajtur fjalimin e pranimit të çmimit deri njëzet e një vite më vonë, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU