Statusi/Minatorët do marrin 28 mijë lekë pension!?

8 mije ish-minatorë pritet te përfitojnë nga miratimi i statusit të minatorit që pritet të konkretizohet në fund të muajt. Kreu i Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj u shpreh se kanë kërkuar që pensioni minimale të jetë 28 mijë lekë në muaj.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj u shpreh burrat që kanë punuar në minierë do dalin në pension në moshën 55 vjeç dhe duhet të kenë 30 vite siguracione, ndërsa gratë do të dalin në moshën 50 vjeç dhe do duhet të kenë 25 vite siguracione të paguara.

Ngërç i vetëm mes palëve ka të bëje me përllogaritjen e koefiçenti rritjes pensionit, teksa KSSH kërkon që pensioni minimale të jetë 28 mijë leke, teksa ai maksimal mund të shkojë deri në 35 mijë lekë.

Nikollaj shtoi se me miratimin e statusit të minatorit, kjo kategori përfiton vizita mjekësore falas, nëse janë të pastrehë do të kenë përparësi për tu strehuar nga ana e pushtetit vendor, nëse humbin jetën fëmijët e tyre do ta përfitojnë pensionin deri në moshën 18 vjeç. Kreu i KSSH shtoi se po punohet edhe për miratimin e statusit për 7 mijë naftëtarët e metalurgë, përgatiti Shqiptarja.com.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU