Statistikat/ Bie ndjeshëm numri i vrasjeve dhe grabitjeve me dhunë

Parametrat e rendit dhe sigurisë publike kanë shënuar një rritje gjatë 3 mujorit të dytë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave.
Për këtë periudhë numri i vrasjeve është ulur me 13.6%. Në tre mujorin e dytë të 2017 kishim 19 vrasje, ndërsa në 2018 numri ka rënë në 13. Korça dhe Gjirokastra ndërkohë janë dy qarqet në të cilat nuk është shënuar asnjë vrasje gjatë kësaj periudhe.
Rënie kanë pasur edhe vjedhjet me dhunë, ato me armë dhe vjedhjet me pasojë vdekjen ku numri i tyre në këtë tremujor është 23, 11 më pak se një vit më parë.
Një ulje të ndjeshme kanë pësuar veprat penale në fushën e drogës, ku përfshihen prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi dhe trafikimi. Për tremujorin e dytë të 2018 numri i kësaj vepre penale ka pësuar një ulje me 26,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Krahasuar me një vit më parë numri i vjedhjeve të automjeteve është ulur. Nëse në tremujorin e dytë të vitit 2017 kishim 73 grabitje të automjeteve, në tremujorin e 2018 kemi 18 më pak, ose 24,7 % më pak, krahasuar me një vit më parë.
Edhe numri i vjedhjeve të mbetura në tentativë kanë shënuar rënie me 23,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përmirësimi i këtyre treguesve dëshmojnë një angazhim të strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë territorin e vendit për të garantuar më shumë siguri për qytetarët./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU