Stalone, Lundgren më bëri për spital

Aktori i njohur Sylvester Stallone ka treguar se kolegu i tij Dolph Lundgren e kishte goditur një herë aq fortë sa ishte detyruar të shtrihej në spital. 69-vjeçari në “Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon” ka promovuar filmin e ri “Creed” dhe ka treguar se goditjen më të fuqishme që ka marrë ndonjëherë ishte nga kolegu i tij i filmit “Rocky IV”. “Isha në spital për katër ditë e gjysmë”, ka thënë ikona e Hollyëoodit, raporton “DailyMail”, transmeton koha.net. “Ishte e pabesueshme. Ai më goditi aq shumë në gjoks saqë gjëja e ardhshme që dita ishte se isha duke shkuar në spital i rrethuar nga katër infermiere”. Stallone së fundmi është nominuar për Aktorin më të mirë përkrahës nga “Hollyëood Foreign Press” për performancën e tij në filmin e shtatë Rocky, “Creed”. Në këtë film, Stallone ripërsërit rolin e Rocky Balboas që pranon të trajnojë Adonis Johnson – rolin e të cilit e luan Michael B.Jordan – djali i rivalit të tij në boks Apollo Creed.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU