Spiropali replikon me Tabakun: Kryebiba e PD Basha, akuzon se është shantazhuar kunati i Pollos, ç’falsitet!

Sherri per pronat, audio-pergjimin e Ledi Biankut dhe shantazhet kane vijuar dhe diten e sotme me nje intensitet akoma me te larte. Paraditen e sotme deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se po i shpronëson shqiptarët për herë të dytë.

Pas sulmeve të PD-së, ka reaguar edhe deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila duke i bërë një pyetje retorike Tabakut shkruan se ishte Berisha që kishte si slogan Shqipëria 1€ . Më tej Spiropali në përgjigje të Tabakut thekson se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj.

Ndërsa duke i ndalur te përgjimi i Biankut, Spiropali shprehet se kryebiba e PD Basha akuzon se qenka shantazhuar kunati i Pollos, duke e cilesuar nje gje te tille nje “babalepergjim”.

Reagimi i plote i deputetes se PS:

Dikush duhet t’i kujtojë zonjës Tabaku se Shqipëria 1€ ishte slogan i liderit të saj! Le t’i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1€ në bregdet për nje individ me emër e mbiemër!

Dhe nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj.

Sa për këtë babalepërgjimin e radhës me Denar Bibën që paska shantazhuar kunatin e Genc Pollos, kryebiba e PD-së Lulzim Basha, bën mirë të kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata se erdhi shtatori✌

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU