Spiropali merr mbështetje nga Rumania për çeljen e negociatave me BE-në

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Bukuresht.

Gjatë qëndrimit atje, ministrja Spiropali u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Rumanisë z. Teodor Meleşcanu, ndërsa ndau në facebook, foto të takimit.

“Kënaqësi e veçantë të takoj në Bukuresht Ministrin e Jashtëm të Rumanisë z. Teodor Meleşcanu, i cili siguroi për mbështetjen e plotë të Presidencës Rumune të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë”-shkruan Spiropali.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU