Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ka folur për çështjen “Ikardi” në konferencën për shtyp që përfundoi pak çaste më parë. Timonieri i zikaltërve u shpreh se vendimi për heqjen e shiritit të kapitenit ishte një vendim për të mirën e Interit, ndërsa dënoi dhe sulmin me gurë ndaj bashkëshortes dhe menaxheres së lojtarit, Wanda Narës,
Çfarë biseduar me Mauro Ikardin?
Më duhet ta përsëris, për ne ishte një zgjedhje e vështirë dhe e dhimbshme. Në dhomat e zhveshjeve i themi gjërat në sy. Vendimi nuk është kundër Ikardit, por për Interin. Ia thamë dje këtë. Duhet t’i japim llogari edhe tifozëve për vendimet tona. Skuadra vjen e para, jo një lojtar. Ikardi ka krijuar vështirësi në marrjen e këtij vendimi, sepse Mauro është një lojtar i fortë.
A do të grumbullohet për ndeshjen e radhës?
Ka një problem për momentin, dhe nuk është në gjendje të luajë. Gjithashtu, edhe Keita duhet të presë disa ditë më shumë.
Si e gjykoni sulmi ndaj Wandës?
Shpresoj që keqbërësit të kapen, denoncimi është bërë.
Kur do kthehet të luajë Ikardi?
Mesa duket nuk isha i qartë për ju. Gjithçka në lidhje me gjendjen e lojtarëve pasqyrohet nga stafi mjekësor. Kur ta thonë ata që është gati, do të rikthehet.
Si e gjykoni sfidën ndaj Sampdorias?
Është një kundërshtar i paparashikueshëm, të stërvitur mirë dhe me një lojë të qartë. Ka një trajner të mirë që i merr maksimumin ekipit.
Dy fjalë për Marotën…
Kam respekt absolut për drejtorin, si edhe për Sabatinin. Nuk është e vërtetë që jam kundër tij, edhe pse ju vazhdoni të shkruani diçka të tillë.