Sot vendoset nëse ish- gjyqtarja Mirela Fana do t’i nështrohet vettingut

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te shpallë vendimin e pare pas sezonit te pushimeve. Bujar Hoti, prokurori i apelit te Durrësit do te mësojë sot nëse do te punoje më në sistemin e drejtësisë apo jo.

Pika me e diskutuar e pasurisë se prokurorit Hoti ishte një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katror ne zonën e Fllakës ne Durrës, për te cilën kishte argumentuar se e kishte përfituar ne baze te ligjit 7501, por ai nuk kishte punuar asnjë dite ne një ndërmarrje bujqësore. Sot nis pune edhe shkalla e dyte e Vetingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i cili do te shqyrtoje çështjen e ish-anëtares se Gjykatës se Larte Mirela Fana.

Fana ishte nder 6 magjistratët e vetëm qe dhanë dorëheqjen brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit te Vetingut e për këtë arsye verifikimi ndaj saj është ndërprerë. Por komisioneri publik e ka ankimuar çështjen duke kërkuar vazhdimin e Vetingut.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU