Sot ndeshja e karrierës, pse kapiteni i Suedisë mund të braktisë ekipin

Andreas Grankvist, kapiteni i Suedisë luan sot një prej ndeshjeve më të rëndësishme, atë ndaj Zvicrës në Botëror.

Por, ai po ashtu është në ankth dhe pret lajme nga shtëpia e tij, pasi bashkëshortja është në ditën që mund të lindë.

Mbrojtësi i qendrës nuk ka planifikuar të lërë skuadrën, por nuk e ka mohuar një mundësi të tillë.

“Deri tani gruaja po ia del shumë mirë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Të shohim se çdo të ndodhë. Për momentin jam i fokusuar te ndeshja e nesërme ndaj Zvicrës, pasi e di që ajo është shumë e fortë dhe do ia dali”, deklaroi lojtari. Suedezët përfunduan të parët në Grupin F së bashku me Meksikën, që u rendit e dyta./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU