Sot hap siparin kampionati i 80-të i futbollit, nga qyteti kampion në fuqi.
Skënderbeu mes shumë ndryshimesh, largimesh dhe me sytë nga KAS-i, do të tentojë të ruajë titullin.
Në këtë edicion 20% e klubeve do ti zhvillojnë ndeshjet jashtë qyteteve të tyre.
Sezoni i ri nis me skuadrën kryeqytetase që është rikthyer, por do të mungojë një tjetër emër i madh si Vllaznia që ra në edicionin e kaluar, dhe kur gjysma e qyteteve nuk marrin pjesë në Superiore prej vitesh.
Një tjetër ndryshim ka të bëjë me largimin e forcave të rendit nga stadiumet.
Eshtë hartuar një ligj i ri që do të jenë stjuartët ata që do vendosin rregull në stadium, por nuk është bërë e ditur ende se çfarë do të ndodhë në kategoritë e ulëta.
Në aspektin arbitrar ndryshimi i vetëm është emri i dizenjatorit të ri i cili do të jetë Sokol Jareci, që në këtë mënyrë do të zëvendësojë Petrit Brahjan, shkruan “EDS”.
Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, Komisioni i Garave ka kërkuar hartimin e një dokumenti të detajuar rreth kësaj çështje, por që do të shërbejë vetëm për edicionin e ardhshëm.
Duke marrë parasysh faktin që shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë nuk konsiderohen “të huaj”, atëherë mund të kemi një rritje të numrit të huajve në pesë.
Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim orën 19:45 dhe të urojmë të shohim një kampionat të bukur.
Tabela e bilancit për 10 klubet e Superiores:
a.ç