Soreca kërkon dialog: Integrimi i Shqipërisë në BE, më afër se kurrë!

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka folur me nota tepër optimiste sot për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi para studentëve, Soreca deklaroi se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë por nga ana tjetër ka theksuar nevojën e dialogut ndërpartiak.

Sipas ambasadorit, dialogu është në interes të gjithë qytetarëve.

“Rruga për BE e Shqipërisë është vendosur. Shqipëria dhe Europa janë sot më afër se kurrë. Por është jetike që Shqipëria të qëndrojë e fokusuar në prioritetet kyçe dhe reformat. Dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë”, deklaroi sot ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Kujtojmë që prej nisjes së sesionit parlamentar opozita ka braktisur kuvendin, duke mbyllur deren e dialogur me maxhorancën.

Pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund bojkotit dhe votuar reformën zgjedhore, opozita vijon të jetë në rrugë.

Ndërkohe krisje insitucionale ka edhe mes presidentit dhe qeverisë, pasi Meta refuzoi të dekretojë propozimin e Ramës për ministrin e Brendshëm duke shkelur Kushtetuten.

Thirrja e ambasadorit është e qartë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU