Tom Hanks është ylli kinematografik më i preferuar i amerikanëve.
Filmi i fundit i Hanks, “Bridge of Spies” është i nominuar për gjashtë çmime Oskar, ndërsa sipas sondazhit “Harris”, ai është aktori më i preferuar në SHBA, titull të cilin e ka fituar edhe në vitin 2002, 2004, 2005 dhe 2013. Hanks ka luajtur në disa nga filmat më ikonikë të kinematografisë botërore si “Forest Gump”, “Save Private Ryan”, “The Da Vinci Code” dhe “Cast Away”.
Vendin e dytë në sondazh e zuri aktori Johnny Depp i ndjekur nga Denzel Washington.