Sondazhi i IPR Marketing dhe një problem shifrash

Është e vështirë të gjesh sot në internet rezultatet e sondazheve të IPR Marketing për Shqipërinë. Megjithatë në një tabelë që pasqyron zgjedhjet e qershorit të vitit 2013, duket qartë se ka një problem, ose më mirë një hendek, mes shifrave të sondazheve ndërmjetëse, në javët para zgjedhjeve, dhe rezultatit final që doli nga kutitë e votimeve që sollën rotacionin politik para katër vitesh.

Në tabelën që po botojmë del se distanca mes PS dhe PD, si partitë më të mëdha të vendit, ka mbetur e afërt, në spektrin e 2 përqind, në të gjitha sondazhet ndërmjetëse. Kështu, në 2 maj 2013, në sondazhin e parë të IPR, PS ka 36% të preferencave, kurse PD një pikë më shumë, pra 37%. Në 20 maj, në sondazhin e dytë, kemi barazim mes tyre në shifrat 38%. Kurse në 3 qershor 2013 PS merr 40% të preferencës, ndërsa PD mbetet 1.5% prapa.

Ky ka qenë leximi që i kanë bërë sondazhet e IPR raportit mes PS e PD gjatë fushatës së vitit 2013. Si qëndron ky lexim në raport me shifrën reale të zgjedhjeve të qershorit 2013?! Fare e qartë: PS mori 41.4% të votave, kurse PD 30.6%. Pra, distanca faktike mes të dyjave ishte pothuajse 11 pikë, e jo 1.5 apo e barbartë.

1 koment

  1. Probleme te tilla I sherbejne vetem partise demokratike per ti rritur sigurine ne vetevete se mumd ti fitoje keto zgjedhje. Nuk eshte e habitshme qe edhe ketu te kete dore Luli apo Saliu. Qudirat dhe skandalet vazhdojne ne PD.

PËRGJIGJU