Sondazh për këndin e lojrave tek Liqeni: 55% pro, 35% kundër

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojrave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë  pro, 35% janë kundër tij, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.

Në qoftë se këto rezultate ekstrapolohen për të gjithë territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës, mund të thuhet se rreth 220 mijë zgjedhës tiranas janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për Erion Veliajn rreth 160 mijë tiranas), ndërsa rreth 140 mijë zgjedhës tiranas janë kundër tij (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për rivalët e Erion Veliajt rreth 140 mijë tiranas).

Shumica dërrmuese e të anketuarve që janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (95 ndër 100) ishin votues të mazhorancës parlamentare në 2013-ën (çereku i tyre nuk e morën mundimin të votojnë në zgjedhjet lokale të 2015-ës). Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e të anketuarve që janë kundër këndit të lodrave tek Liqeni Artificial (97 ndër 100) ishin  votues të opozitës parlamentare në 2013-ën.

1 koment

  1. A e sheh ndonjehere veten ne pasqyre? Nuk te vjen turp nga keto sondazhe idiote. Vetem nafte per PS nxjerr kjo sonda jote.

PËRGJIGJU