Sokol Hoxha tregon mes të tjerash për izolimin që iu bë babait të tij, Enver Hoxhës, ne vitet ’74, kohe kur ai pësoi goditjen e dytë nga sëmundja. “Në ‘74 babai pësoi goditjen e dytë. Si rezultat i këtyre u përpilua një protokoll i posaçëm për lëvizjet fizike dhe aktivitetet e tij politike shoqërore.
Ndërkaq, trajtohej psikologjikisht me psikozën që zemra e tij ishte si një bombë që mund të plaste nga momenti në moment. Që prej asaj kohe, pra pas ‘72-’74, informimi i tij bëhej vetëm prej informacioneve nga të tjerët, çka u theksua me vdekjen e Hysni Kapos dhe, sidomos pas vdekjes së Mehmet Shehut”- thote ai për “Panorama”.
Sokoli tregon se Enveri e vuante izolimin fizik nga kontakti me njerëzit, ndonëse ndihej gjithmonë e më i pamundur. “Por pas vitit ‘82, pasi Alia u zgjodh President, arriti të perceptojë situatën e vërtetë të mashtrimit dhe të manipulimit të jetës së vendit prej tij”- shton ai. Sokoli, thekson se kete ndergjegjesim e arriti ne vitet e fundit, kur Ramizi ishte zgjedhur president, sipas tij, “i vetmi që kishte mbetur si mundësi”.
ma.me