Sokol Cikalleshi, dy gola për Basakshehirsporin

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola, duke i dhënë një pikë Bashakshehir në transfertë, kundër Bursasporit.

Sulmuesi kuqezi e nis në stol takimin, por hyri që në minutën e 18-të, për shkak të një dëmtimi në skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë, kavajasi shkurtoi diferencën në 2-1, por vendasit shkuan përsëri me dy gola epërsi, para se një augotol të rihapte lojën.

15 minuta para fundit, Cikalleshi shënoi golin e barazimit 3-3.

Istanbul Basakshehirspor mban vendin e tretë, në pritje të takimeve të tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU