Sokol Balla largohet si drejtor informacioni, vazhdon drejtimin e ‘Top Story’

Pasditja e sotme ka pasur një sëri zhvillimesh sa i përket lajmeve që qarkullonin lidhur me Drejtorin e Informacionit të Top- Channel, Sokol Balla, për largimin e tij nga ky post. Vetëm pak minuta më parë Top- Channel, zyrtarisht, ka njoftuar për largimin e Ballës nga posti i Drejtorit të Informacionit ,për t’u zëvendësuar për një periudhë të pacaktuar kohe, si i komanduar, nga gazetari, Endri Xhafo. Pavarësisht largimit nga posti i Drejtorit të Informacionit, Top- Channel bën të ditur se Balla do te vijojë të drejtojë emisionin politik “Top Story” që transmetohet në këtë media nga e hëna në të enjte në orën 21:00.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU