Socialistët mbledhin edhe Kryesinë, Rama ndan detyrat për ‘Vendoret 2019’

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mbledh edhe Kryesinë e saj. Të majtët do të bëhen sërish bashkë rreth orës 11:00 të kësaj të shtune.

Mësohet se mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet me sekretariatin e ri, që doli nga mbledhja e djeshme e Asamblesë. Gjithashtu pritet që të ndahen detyrat për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Po ashtu, sipas Report TV, sot do të bëhet zyrtarizimi i përjashtimit të deputetit Gjetani.

Nga ana tjetër, objekt i mbledhjes do të jetë edhe theksi që duhet vënë të fushata dixhitale, pasi pritet që përveç angazhimit në terren, nga ana e strukturave të Partisë Socialistë të ketë edhe “betejë” online gjatë fushatës.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU