Smoothie me avokado dhe banane, burimi i energjisë së pasditeve

Smoothiet janë mënyra më e thjeshtë, shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme për t’u “furnizuar” me energji kur këto të fundit ju janë shteruar pas një dite të lodhshme pune.

E mira është të përgatitet dhe të konsumohet në çast.

Përbërësit për 2-3 persona:
1 banane ● ½ avokado e pjekur mirë ● 500ml qumësht ● 1 lugë sheqer

Përgatitja:
Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa.

Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene.

E shërbejmë të freskët.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU