Slloveni që toleroi racizmin anti-shqiptar gjykon ndeshjen Shqipëri-Itali  

 

FIFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e së premtes mes Italisë dhe Shqipërisë në Palermo, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Ky takim do të gjykohen nga një treshe sllovene me kryesor Sllavko Vinçiç dhe asistentë Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç.

Në historikun e ndeshjeve të 37­-vjecarit Vinçiç si arbitër kryesor, përfshihet edhe një ndeshje tjetër e Shqipërisë. Ai ka gjykuar në miqësoren e 15 nëntorit të 2011­s mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar në Prilep. Në atë ndeshje Shqipëria drejtohej nga asistenti i Josip Kuzhes, Xhemal Mustedanagiç, që sot drejton kombëtaren shqiptare U­17.

Takimi përfundoi 0­0, por më tepër se për atë që u prodhua në fushën e lojës, ajo miqësore do të mbahet mend për thirrjet e vazhdueshme raciste anti­shqiptare të bëra nga tifogrupi “Majmunët”. Edhe pse veprimet raciste janë të ndaluara në futboll, arbitri slloven nuk mori asnjë masë për t’i ndaluar./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU