Skoci-Shqipëri, 3 humbje radhazi për vendasit

“Hampden Park” do të presë ndeshjen e parë zyrtare mes Skocisë dhe Shqipërisë, me vendasit që do të luajnë takimin e tyre të parë në Nations League. Skocezët (vendi i 27-të në renditjen e UEFA-s) është katër pozicione sipër Shqipërisë (31), por janë kuqezinjtë që kanë avantazhin në Grupin 1 të Ligës C pas fitores 1-0 të marrë kundër Izraelit.

Trajneri i vendasve, Alex McLeish, ka marrë vetëm një fitore në pesë ndeshje (1 fitore, 4 humbje). Ai e ka parë skuadrën e tij të shënojë vetëm 1 gol në 450 minuta lojë. Për më tepër, humbja 4-0 e pësuar në miqësoren e luajtur kundër Belgjikës tri ditë më parë ka regjistruar edhe ecurinë e tyre më të keqe prej tri humbjesh radhazi të pësuara në shtëpi.

Forma
Në përgjithësi, vendasit po kalojnë një moment të keq forme dhe do të paraqiten në këtë ndeshje pas pesë humbjesh të pësuara në gjashtë takimet e fundit. Shqipëria, nga ana tjetër, ka patur një ecuri të ngjashme: 1 fitore, 5 humbje, para takimit të fituar kundër Izraelit. Gjithashtu, kuqezinjtë kanë pësuar gol në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit.

Statistikat
– Skocia nuk ka arritur të shënojë një gol në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
– Skocezët i kanë humbur tri ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi pa arritur të shënojnë asnjë gol.

– Shqipëria ka fituar më pak se pesë goditje nga këndi në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë.
– Gjatë periudhës në drejtim të kombëtareve respektive, dy trajnerët kanë marrë vetëm një barazim në 14 ndeshje të luajtura në total.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU