Skënderbeu pa frikë në Beograd, Takaj: Tradita që prisha sot…

“Nuk kam dhënë kurrë prononcime para ndeshjeve. Sot po e prish, mbase na sjell fat”, – thotë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, përpara se t’u përgjigjej pyetjeve të “Panorama Sport”.

Nga holli i hotelit “Crowne Plaza” në Beograd, aty ku Skënderbeu është akomoduar prej dy ditësh, Takaj flet për gazetën.

Emocionet i kanë përfshirë të gjithë në kampin korçar, ashtu si edhe presidentin, që pret nga skuadra një ndeshje të madhe në Beograd.

“Sot vendosen shumë gjëra, si për ne dhe Partizanin”, – ka theksuar Takaj./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU