Skënderbeu merr Ergys Kaçen, prezantimi më 2 janar

Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Ergys Kaçe, i cili do të prezantohet më 2 janar.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të vijë në formë huazimi nga klubi i PAOK-ut dhe pritet të zgjidhë problemet që ka pasur ekipi në mesin e fushës.
Ai ishte i huazur te Viktoria Plzen në Çeki, por u largua para kohe prej andej për shkaqe jashtë fushës.
Lojtari korçar nuk ka luajtur asnjëherë me skuadrën e qytetit të tij të lindjes. Ai u largua nga Korça në moshën 3 vjej, drejt Selanikut, ku u rrit dhe u bë futbollist.
Panorama Sport/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU