Administrata tatimore njofton se, të gjithë tatimpaguesit të cilët deri në datën 31.12.2017 rezultojnë me detyrime tatimore të papagura, që përbëjnë shkak për marrjen e masave shtrënguese dhe të cilët nga ushtrimi i aktivitetit të biznesit ndeshen përkohësisht me një situatë të keqe financiare, ligji u jep të drejtën për të paguar me këste një detyrim tatimor të papaguar.
Për këtë ata duhet t’i drejtohen me shkrim drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore, nën juridiksion të të cilës ata janë të regjistruar, ku duhet të shpjegohen të gjitha rrethanat dhe arsyet për një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.
Nënshkrimi i marrëveshjes për pagesës me këste të detyrimeve tatimore të papaguara e detyronë administratën tatimore që, gjatë periudhës për të cilën është rënë dakord për pagesën me këste të detyrimeve tatimore të papaguara, të mos ndjekë masat e mbledhjes me force të detyrimeve tatimore, por subjekti duhet të paguajë detyrimet sipas marrëveshjes dhe detyrimet e periudhave vijuese.
Marrëveshja mund të zgjidhet nga administrata tatimore, në momentin më të parë që konstatohet se subjekti nuk e respekton atë. Në këtë rast, subjekti duhet të paguajë të gjitha detyrimet tatimore e papaguara, që mbulohen nga kjo marrëveshje, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit të zgjidhjes së marrëveshjes.
ma.me