Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka mbledhur komisionin “ad hoc” për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga Avokatia.
Në mbledhjen e zhvilluar paraditen e sotme, iu kërkuan të dhëna Prokurorisë, ILDKP-së, Autoritetit të Dosjeve dhe Kontrollit të Shtetit.
“Komisioni vendosi të kërkoj informacion për kandidatët edhe nga KLSH, ILDKPKI, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. U kërkua informacion edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Autoriteti për Informimin e Dokumentave të ish-Sigurimit të Shtetit”, tha Avokati i Popullit.
Anëtarët e komisionit ranë dakord që të kërkojnë në vazhdim informacion lidhur me plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, sipas listës emërore të tyre, dhe në përputhje me fushën e veprimtarisë përkatëse, Kontrollit të Lartë të Shtetit, ILDKPKI-së, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Këtyre institucioneve do t’u lihet shtatë ditë kohë për dhënien e informacionit të kërkuar nga dita e dërgimit të shkresës nga ana e Komisionit Ad Hoc.
Për komisionet e vetting-ut, nga 164, janë 40 kandidatë me dosje të plotë. Afati për plotësimin e dokumentacionit është deri të hënën.
Për komisionet e vetting-ut, nga 164, janë 40 kandidatë me dosje të plotë. Afati për plotësimin e dokumentacionit është deri të hënën.
a.ç