Skandali, Tahiri: Ditë të zeza, ja pse se duan vetingun, reforma na çliron

 

Ditë të zeza për drejtësinë”. Kështu shprehet Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një postim në Facebook pas publikimit të skandalit ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës kërkon favore seksuale në këmbim të ndihmës për një vendim.

“Ditë të zeza për drejtësinë, nder shumë të tilla, vetëm këtë javë. Njëri në Dibër, tjetri në Fier, i fundit në Gjirokastër
“.

Kjo është një arsye sipas ministrit Tahiri se përse nuk e duan vettingun, Korporata e Gjyqtareve, KLD, dhe SHQUP.

Por sipas ministrit ka ende shpresë, pasi Reforma në Drejtësi do na clirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë.

Dite për të kuptuar përse nuk e duan vettingun, as Korporata e Gjyqtareve, as KLD, as SHQUP-i. E jo vetëm këta!

Faleminderit medias! Po bën punën që duhet të bënin institucionet, për fat të keq, por kjo ka edhe më shumë vlerë.

Ka ende shpresë!

Reforma në Drejtësi do na clirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë, që sot venë ende gjoba ne xhepin dhe mishin e qytetareve.

Vetëm reforma në drejtësi” deklaron ministri.

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar aferën seksuale ku është përfshirë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Emisioni pretendon se kryegjykatësi i këtij rrethi ka kërkuar favore seksuale ndaj një qytetareje, e cila kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë.

Në bazë të regjistrimit del që Boçi i ka kërkuar disa herë qytetares që të bëhet e dashura e tij dhe se gjyqin do ta fitonte.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i kërkon marrëdhënie seksuale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU