Dy punonjës të Rezervave të Shtetit në Tiranë arrestohen për mitmarrje pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku tregohej se si shtieshin mjetet e bllokuara nga policia. Në pranga ra magazinieri i Drejtorisë së Rezervave, Ervis Lako dhe roja i drejtorisë së rezervave, Arben Topçiu.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se, shtetasi Ervis Lako, gjatë ushtrimit të detyrës së tij si magazinier në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë, i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10.000 lekë të reja një shtetasi, për ti shitur një motorr Vespa, që ndodhej i sekuestruar në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë. Për realizimin e kësaj vepre penale, ka bashkëpunuar edhe me rojen e kësaj drejtorie, shtetasin Arben Topçiu, i cili ka lejuar daljen e motorrit pa dokumentacionin përkatës dhe pa e regjistruar në regjistrin përkatë.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga Nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.
ma.me