Skandali me Naftën Virgin,Gjykata  e Lartë liron ish nr.2 të doganave

Ish numri dy i doganave Lula Njebza do të gjykohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ka qenë ky vendimi i kolegjit penal në Gjykatën e Lartë ku nga arrest me burg ka vendosur detyrim paraqitje për ish zv/drejtoreshën e doganave e dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirjen në skandalin e naftës Virgin.

Hetimet për këtë rast janë kryer nga prokuroria e Fierit dhe të akuzuar janë biznesmeni Adrian Xhillari, ish zv/drejtoresha Njebza, ish kryedoganieri Tiranës, Mirarbër Teneqexhiu, Alfred Bushi, Doganier, Syrja Misiraj Doganier si dhe Adrian Alikaj.

Sipas hetimeve këta shtetas së bashku me kompaninë Tea kanë vepruar në bashkëpunim duke hedhur në treg 4.4 milion litra karburant të një cilësie jo të kontrolluar, karburant i cili veç pasoja në buxhet të shtetit prej 2 milion euro ka dëmtuar dhe makinat e qytetarëve.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU